Lajre hesapesh, hakmarrje, por edhe raste që janw porositur nga palët e treta. Këto janë motivet e 6 vrasjeve dhe krimeve të tjera të Laert Haxhisë me anëtarët e tjerë të bandës së tij. 4 vrasje në Shqipëri dhe dy të tjera të realizuara në Athinë.

 

Rrëfimi i Artan Tafanit ka zbardhur pas dy vitesh vrasjen e biznesmenit Çajup Selimit në Tepelenë. Ai u vra sapo doli nga banesa e tij. Sipas policisë në këtë krim morën pjesë 6 persona.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetëm një ditë më pas, grupi kriminal do të godiste sërish duke eliminuar Fridman Xhaferaj në Korçë. Trupi i viktimës u zbulua 12 ditë pas krimit në një rezervuar. 7 persona janë të përfshirë në këtë krim. Në atë kohë policia pati dyshime se vrasja u bë për larje hesapesh.

 

Alban Semaku ishte viktima tjetër e vrasësve me pagesë. Ky i fundit u ekzekutua në tetor të 2021. Trupi i tij u gjet në breg të Shkumbimit. Autorët e kishin mbajtur nën vëzhgim dhe e ekzekutuan pak muaj sapo kishte dalë nga burgu.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për hakmarrje po i njëjti grup ekzekutoi më pas edhe Albi Bashaliun. Ai u vra me breshëri plumbash në një kafene në një fshat të Peqinit. Shkak u bë hakmarrja pasi vëllai i viktimës kishte vrarë më heret Ylber Xhahysën.

 

Ndërkohë në dosjen e këtyre personave tashmë të arrestuar janë edhe dy vrasje të shënuara në Athinë, Lulzim Qorri dhe Dikens Halili do të ishin viktimat e këtij grupi për shkak të prishje së pazareve të drogës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jo vetëm vrasje, por Artan Tafani ka zbërthyer edhe rastet e shpërthimeve me tritol, si atë të biznesit të babait të këngëtarit të njohur Noizy, apo edhe rastet e tjerë në Lushnje etj.