Në ambientet e Gjykatës së Vlorës është zhvilluar sot seanca gjyqësore për Bertil Alliajn, 32 vjeç, i cili disa ditë më parë vrau me 6 plumba kushëririn e tij, Dalan Alliaj, 36 vjeç.

I shoqëruar nën masa të forta sigurie, Alliaj pritet të dalë për vlerësimin e masës së sigurisë.

Sipas burimeve zyrtare, 32-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për masakrën e Çoles të ndodhur në vitin 2015, ndërsa ndaj tij ka një dënim në mungesë prej 35 vitesh burgim.

“E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. Ndoshta në një moment tjetër do të flas për arsyen, por ende nuk jam gati”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo ka qenë dëshmia që ka dhënë para policisë 32-vjeçari Bertil Alliaj, i cili ka pranuar krimin.

Bertil Alliaj pasi qëlloi me 6 plumba në trup djalin e xhaxhait, u fsheh në një zonë të pyllëzuar. Arratisja e tij do të zgjaste vetëm 5 orë, ku më pas do të arrestohej nga policia e cila kishte vënë në dispozicion edhe dronët inteligjentë.

32-vjeçari cilësohet nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e 3 të rinjve në vitin 2015.

Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 35 vite burgim në vitin 2016, pikërisht për këtë ngjarje të rëndë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv