Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Menerin, i cili mori jetën fqinjit të tij Nikolin Stakës, pasi e goditi me grushte.

 

Përpara togave të zeza 51-vjeçari nuk e ka mohuar konfliktin, por është shprehur se ai ka qenë në gjëndje të dehur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, ky pretendim i tij është hedhur poshtë nga akuza, pasi sipas prokurorisë nuk ka rezultuar se ai ka qenë i dehur kur është konflikutar me viktimën. Ngjarja ndodhi pasditen e 30 Korrikut në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet, ku autori fillimisht do debatonte me një parukuiere. Shkak i debatit u bë një vend parkimi që Meneri pretendonte se e zotëronte dhe se ishte pronë e tij.