Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ripërsëriti se BE-ja nuk ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se do të votonte pro në një referendum paqësor e demokratik për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Vuçiç tha se ndërkombëtarët do t’i thonin Serbisë se nuk po e harron të kaluarën në rast se do të kërkonte bashkim me Republika Srpskan.

“Imagjinoni që njëri prej nesh tha që Republika Srpska dhe Serbia duhet të bashkohen. Pyetja ime është a e dini se sa do të reagonin. Ata do të reagonin menjëherë. Pra, të njëjtën gjë do të na e shpjegonin për një sekondë se ne jemi njerëzit e së kaluarës dhe se ne jemi barra e Ballkanit për të sjellë kriza dhe gjithçka tjetër”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se për këtë arsye është i bindur se Serbia nuk duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Por ai ka shtuar se është e rëndësishme që “ta dëgjojmë njëri-tjetrin edhe kur mendojmë ndryshe”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kur filluam dialogun, të gjithë patën mundësinë, si sot, ta shprehin mendimin e tyre. Unë e di që nuk ishim ‘engjëj të bardhë’, por mendoj se një faktor i jashtëm ishte kyç për shkatërrimin e Jugosllavisë”, tha Vuçiç për TV Pink.

Presidenti shtoi se e kupton se Serbia humbi në Kosovë gjatë viteve 1961-1991.