Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ndodhet në Shqipëri në një vizitë dy ditore për të firmosur marrëveshjet më të rëndësishme të “Open Ballkan” u shpreh në një intervistë për RTS-në se paktet që do të nënshkruhen në Tiranë janë bërthama e diçkaje që do të bëjë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij. Ai komentoi edhe djegien e flamurit serb në protestën që u zhvillua pasditen e djeshme në Tiranë nga Sali Berisha.

“E di që shumica e njerëzve janë të interesuar për atë që do të them për djegien e flamujve dhe se kjo mund të jetë e vetmja gjë që do t’i bëjë ata të ndihen emocionalë. Por kur shikohet në mënyrë racionale, duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të kuptojmë se kur zemërohen, kur u djegim flamujt, dhe kjo ishte para ardhjes së Edi Ramës në Serbi.

Kjo ndodhi këtu (Tiranë) mbrëmë dhe nuk do të hyj në arsyet e tyre të brendshme partiake. Por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria reagoi me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe vetë kryeministri Rama”, tha Vuçiç.

Aleksandar Vuçiç theksoi se “Ballkani i Hapur” është një ide e shkëlqyer që do të forcohet. “Sot ne po nënshkruajmë një marrëveshje për lejet e punës”. Ai thekson se Ballkani me nismën e re do të jetë më tërheqës për investitorët, sepse nëse i mungojnë punëtorët në Kumanovë, ai do të mund të llogarisë në çdo vend në Serbi ku mund të marrë punëtorë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Njerëzit do të lëvizin shumë më tepër, do të kenë mundësi për biznes dhe bashkëpunim” thotë Vuçiç. Paraditen e sotme në Pallatin e Brigadave në Tiranë pritet që të firmosen marrëveshjet mes palëve.