Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka  komentoi gjatë deklaratës për shtyp me homologun holandez Ëopke Hoekstra, edhe vendimin e fundit te qeverise shqiptarë për të ngrire marrëdheniet diplomatike me Iranin.

 

Vendimi sipas kryeministrit Rama u mor pasi ky vend u gjet përgjegjës për agresionin kibernetin pak javë më parë ndaj vendit tonë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sipas kryediplomates, Shqiperia është konsultuar edhe me NATO-n, duke kërkuar mbështetje për vendimarrjen.

 

Kemi të bëjmë me një sulm të paprovokuar ndaj një vendi anëtar të NATO. Jemi konsultuar me aleatët në NATO dhe BE, dhe kemi kërkuar mbështetje për vendimarrjen, deklaroi Xhacka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Me heret duke iu referuar takimit me homologun holandez, Xhacka tha se dy ministrat diskutuan për reformat që po ndërmerr Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit evropian.

 

Holanda, shtoi Xhacka, eshte një nga mbështetësit e rëndësishëm të procesit të integrimit te Shqiperise.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Mirënjohje Holandës për asistencën për trajnimet në kuadër të programit MATRA. Vlerësuam bashkëpunimin e frytshëm që është arritur mes autoriteteve tona policore dhe gjyqësore. Bashkëpunimi ynë ka filluar të prekë edhe fusha që dikur do të kishte qenë e vështirë të mendoheshin. Këtu dua të përmend nismën shqiptaro–holandeze të dakordësuar nga Kryeministrat Rama dhe Rutte. Kjo nismë synon që të elaborojë idenë e Presidentit Makron për një Komunitet Politik Evropian në një plan konkret. Nisma vendos një marrëdhënie konkrete bashkëpunimi, për hartimin e këtij dokumenti që do të paraqitet në Samitin e Pragës për BP.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";