Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka përgënjeshtruar lajmin se në Shqipëri do të ngrihet një qendër për strehimin azilantëve nga vendet e treta.

Xhaçka u shpreh se vendi ynë është krenar për strehimin e 4000 refugjatëve afganë por nuk do te kthehemi kurrë në një qendër e politikave kundër imigracionit të vendeve më të mëdha dhe më të pasura.

Ndër të tjera ministrja shkruan se ka kërkuar nga Ambasada shqiptare në Britani që lajmi i rremë të hiqet.

“Shqipëria do të presë me krenari 4000 refugjatë afganë bazuar në vullnetin e saj të mirë, por kurrë nuk do të jetë një qendër e politikave kundër imigracionit të vendeve më të mëdha dhe më të pasura. Ne kemi udhëzuar Ambasadën tonë në Mbretërinë e Bashkuar për të kërkuar tërheqjen e këtij lajmi të rremë”, shkruan Xhacka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";