Në takimin e 14-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit mes përfaqësuesve nga vendi jonë dhe Bashkimi Europian, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka foli për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Rusisë pas njohjes së pavarësisë së rajoneve të Ukrainës, Donetsk dhe Luhan.

 

Ajo u shpreh se vendi ynë është tërësisht i linjësuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, ndërsa shtoi se është dakord me shtoi se mbështet vendimin e Bashkimit Evropian për të shtuar sanksionet ndaj Rusisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shqipëria ka vijuar të jetë tërësisht e linjëzuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, jo vetëm si një sinjal i fortë i angazhimit të vendit në rrugën drejt BE-së, por edhe sepse ndajmë vlerat dhe parimet mbi të cilat kjo politikë ndërtohet. Dhe kjo bëhet edhe më e rëndësishme në këtë kohë të trazuar sfidash ndaj sigurisë sonë të përbashkët evropiane. Sulmet ndaj arkitekturës evropiane të sigurisë e bëjnë edhe më të domosdoshme qasjen e përbashkët të BE-së dhe rajonit tonë. Shqipëria sapo ka vendosut t’i bashkohet deklaratës së Bashkimit Evropian që dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të njohur rajonet e Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës si entitete të pavarura dhe vendimin që pasoi për të dërguar trupa ruse në këto zona – deklaratë që përcakton se do të ketë sanksione shtesë ndaj Rusisë”, tha ajo.