Ish-kryeministri Sali Berisha kujtoi betimin që ka bërë disa vite më parë para demokratëve, gjatë një aktiviteti për 25-vjetorin e Partisë Demokratike. Në rrjetet sociale, ai deklaroi se do të qëndrojë deri në fund pjesë e PD-së, edhe sikur të ngelet i vetëm.

 

“Ju përshëndes miq me betimin tim solemn para demokrateve të Shqipërisë”, shkruan Berisha, i cili më pas thotë se do të qëndrojë deri në fund edhe nëse do të jetë i vetëm.

“Sikur 1000 të mbeten, do të mbetem njëri prej jush. Sikur 100 të mbeten, do mbetem njëri prej jush. Sikur vetëm njëri të mbeti, do të jem njëri prej jush. Rroftë PD, Zoti i bekoftë demokratët!”, thotë Berisha në video.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Një reagim i tillë i ish-liderit historik të PD-së vjen në një kohë kur ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi nga kryedemokrati Lulzim Basha që Berisha të mos jetë pjesë e Parlamentit në shtator.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";