Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa ka konfirmuar mbështetjen e saj ndaj punës së tyre.

 

Lajmi konfirmohet përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë, ku shkruhet se Yuri Kim ka pritshmëri të larta që KLGJ të zgjedhë gjyqtarë me integritet dhe aftësi profesionale për Gjykatën e Posaçme dhe jo vetëm.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmes këtij takimi, ambasadorja amerikane ka bërë thirrje për shkëputje të organeve të drejtësisë nga e vjetra, në mënyrë që reforma në drejtësi të mund të zbatohet siç duhet.

 

Ajo ka theksuar se zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Është koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve”, tha ambasadorja Kim në KLGJ.