Ambasadorja e SHBA Yuri Kim është takuar ditën e sotme me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

 

Kryediplomatja amerikane e ka uruar guvernatorin për mandatin e dytë në krye Bankës së Shqipërisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vijim të bisedës në fokus ishte situata ekonomike post Covid-19 në Shqipëri dhe mjedisi kompleks i krijuar tashmë për shkak të tensionit gjeopolitik nga sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës. Guvernatori u shpreh se pas një rikuperimi të fortë të ekonomisë shqiptare që pasoi pandeminë gjatë vitit 2021, këtë vit, ekonomia jonë po përballet me sfidën e re ndërkombëtare, atë të rritjes së çmimeve.

 

Kujtojmë se Gent Sejko është zgjedhur për herë të dytë Guvernator i Bankës së Shqipërisë, pas një mandati 7-vjeçar në krye të këtij institucioni. Sejko siguroi 103 vota pro, 1 deputet votoi kundër dhe një tjetër abstenoi, nga 104 ligjvënës që ndodheshin në sallë në momentin e votimit. Ai drejton Bankën e Shqipërisë që prej 5 shkurtit të vitit 2015.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";