Policia e Himarës ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë në zonën e Porto Palermos, në kuadër të kontrolleve të vijës bregdetare për lirimin e hapësirave.
Sipas uniformave blu janë proceduar penalisht I. S., 32 vjeç, banues në Tiranë; A. L., 47 vjeç, banues në Himarë.
Njoftimi i policisë:
Policia e Himarës, kontrolle në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.
Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Porto Palermo”, në Himarë.
Procedohet penalisht administratorët e 2 subjekteve të paregjistruar në organet tatimore, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë.
Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga Komisariati i Policisë Himarë në bashkëpunim me specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit:
– I. S., 32 vjeç, banues në Tiranë;
– A. L., 47 vjeç, banues në Himarë.Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Porto Palermo”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.