Policia e Tiranës ka zbardhur dhe dokumentuar 7 vjedhje të kryera ditët e fundit në kryeqytet dhe ka vënë në pranga 3 persona.

Në kuadër të operacionit “Good stars” u bë arrestimi i shtetasve A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetasi E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme./vizionplus.tv