Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku po diskutohen dy kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

 

Bëhet fjalë për komisionin për koncesionet në shëndetësi dhe atë për trajtimin e të dhënave Personale, të sistemit TIMS.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi në mbledhje theksoi se nëse mazhoranca ka pretendime për objektin e kërkesave, i ftoi që ta riformulojnë.

 

Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejtën e opozitës, duke shkelur kushtetutën e Shqipërisë. Po shkelni çdo parim demokratik, duke i mohuar opozitës çdo hapësirë. Është kushtetuta, që i garanton opozitës të drejtat për komisionet hetimore.”, tha Bardhi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";