Zbardhen zyrtarisht shkaqet e zjarrit në urgjencën e QSUT, e cila u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit.

Mësohet se sipas akt-ekspertizës, ngjarja ka qenë aksidentale, si pasojë e një keq funksionimi të baterive.

Ngjarja në fjalë është aksidentale, dhe zjarri në katin e dytë në dhomën teknike të godinës ka rënë si pasojë e një keq funksionimi të pajisjeve bateri (U.P.S-ve) nga ku rezulton se është edhe vatra e zjarrit”, thuhet në dokument.

QSUT njoftoi më herët se për shkak të zjarrit,  shërbimi i urgjencës polivalente pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkaq, qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës , Fierit e Beratit vijojnë të marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Zjarri ra në 11 shkurt në godinën e sapondërtuar të Urgjencës së QSUT-së. /vizionplus.tv