Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen e 27-vjeçari Emiljano Paloka në Velipojë, më 2 prill. Ngjarja ndodhi  rreth orës 21:45, në malin e Kolajve  në Velipojë. Policia bën me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes. Bëhet fjalë për shtetasin K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. L. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Ndërkohë Emiljano Paloka vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv