Nga viti i ardhshëm qeveria do të rikthejë bastet sportive, online, duke licencuar një sërë kompanish që do të ofrojnë këtë shërbim.

 

Ministria e Financave ka përfunduar draft ligjin, i cili do të publikohet në javën e ardhshme për konslutim. Zv/ministrja e Financave Vasilika Vjero, e ftuar në emisonin E-ZONE, zbardhi normën e tatimit që është propozuar për këtë sektor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është menduar që do të jenë disa kompani që do të ofrojnë këtë proces. Ato do të licencohen, ndërsa kriteret që duhet të plotësojnë jemi duke i parë dhe ende nuk i kemi vendosur. Po shohim mundësinë që ato mund të inkorporohen në kazinotë që funksionojnë në vend. Sa i përket normës së tatimit, ne kemi propozuar që ajo të jetë 25% e të ardhurave bruto nga loja”, u shpreh Vjero.

 

Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka parashikaur që të mbledhë 2 miliard lekë nga bastet online, por ende nuk dihet si është përllogaritur kjo shifër për aq kohë sa ky treg sot është tërësisht informal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";