Administrata Tatimore ka zbuluar një skemë mashtrimi me Sigurimet Shoqërore. Disa biznese fasonë në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë përdorur skemën e hapjes dhe mbylljes së NIPT-ve, duke kaluar biznesën në emra të ndryshëm me qëllim mospagimin e Sigurimeve Shoqërore për punonjësit e tyre.

 

Mësohet se pjesë e kësaj skeme janë shtetas shqiptare, pronarë të bizneseve në zona të ndryshme të Shqipërisë, por gjithashtu edhe shtetas italianë që operojnë në vendin tonë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë formë bizneset në fjalë kanë shmangur detyrimet e tyre dhe njëkohësisht kanë dëmtuar të drejtat e punonjësve të tyre, të cilëve nuk iu është paguar sigurimi shoqëror.