Presidenti ukrainas njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, ndërsa vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit të ukrainas, Zelenskyy tregoi se ata folën për luftën kundër pushtuesve rusë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kam patur një bisedë telefonike me kryeministrin@ediramaal. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. Diskutuam për punën e përbashkët brenda kombeve te bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, shkruan kreu i shtetit ukrainas.