Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, iu bën thirrje kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore në 6 bashkitë që të vijojnë punën me përmbushjen e detyrimeve, sipas Kodit Zgjedhor.

 

“Kryetarët e njësive të qeverisjes vendore në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme të datës 6 mars 2022 duhet të vijojnë me përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Kodi Zgjedhor. Njoftimi me shkrim i zgjedhësve është tejet i rëndësishëm, veçanërisht për kohën e shkurtër në dispozicion të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";