Qeveria ka miratuar një fond shtesë në buxhetin e vitit 2022 për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbulimin e shpenzimeve të organizimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 mars në 6 bashki.

 

Shuma e akoruduar nga qeveria kap shifrën e 190 milionë lekë. Ky buxhet do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vendimi: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 87, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

 

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 190 000 000 (njëqind e nëntëdhjetë milionë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të organizimit të zgjedhjeve të pjesshme për organet e vetëqeverisjes vendore, të datës 6 mars 2022.
Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesën për regjistrimin e 11 partive për zgjedhjet e pjesshme lokale më 6 Mars. Celibashi njoftoi regjistrimin e Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Lëvizja e Re, Partisë Fryma e Re Demokratike, Partisë Kristian Demokrate, Partisë Demokristiane, Partisë Reformave Demokratike të Shqipërisë, Partisë Bashkimi Demokrat, Partisë Lëvizja e Legalitit dhe Partisë Balli Kombëtar Demokrat. LSI ka hyrë në zgjedhje me partinë e Nard Ndokës, duke formuar koalicionin e quajtur “Shtëpia e Lirisë” nga ish-kryeministri Sali Berisha. Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ka depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme.