Dy ditë para zgjedhjeve të 6 Marsit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi paralajmëroi të gjithë shkelësit e Kodit Zgjedhor se do të shkojnë para organeve të drejtësisë.

 

Celibashi u bëri thirrje qytetarëve apo edhe përfaqësuesve politikë të evidentojnë rastet e shkeljeve dhe t’i denoncojnë ato.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kushdo që do të tentojë të angazhohet me një proces të shitblerjes së votës dhe ndikimit mbi vullnetin e qytetarëve do të ketë pasoja. Nuk më vjen mirë ta sjell në vëmendje por tashmë një pjesë jo e vogël e atyre rasteve dhe personave që KQZ i ka evidentuar si shkelës të Kodit Zgjedhor janë duke u ballafaquar me organet e drejtësisë. Nëse dikush e ka guximin të ketë ballafaqim me organet e drejtësisë, mund ta bëjë. Ftoj ata qytetarë apo edhe përfaqësues të partive politike që në çdo rast që do evidentojnë shkelje t’i denoncojnë në organet e ndjekjes penale”, tha ai.