Zgjedhjet për kreun e ri të PD pritet të mbahen në datën 22 maj, ndërsa në garë janë ish kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka zbardhur axhendën e tyre për ditën e nesërme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas njoftimit, Berisha do mbajë një takim me demokratët e Kukësit në orën 17:30, ndërsa Elezi do të hetë fillimisht në një takim me demokratët e Beratit në orën 18:00 dhe më pas do zhvendoset drejt Lushnjes ku do takohet me simpatizantët në orën 20:00.

 

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se turi i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD vijon:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E hënë, datë 16 maj 2022

Ora 17.30 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës

Ora 18.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në degët e qarkut Berat

Ora 20.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lushnjë, Divjakë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin në datën 22 maj 2022.