Presidenti Ilir Meta, ka sqaruar në studion e “Quo  Vadis” se përse nuk ka bërë konsultime me partitë politike për dekretimin e 6 marsit si një datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

 

Meta deklaroi se për të evituar çdo debat dhe polemikë me Partinë Demokratike, zgjodhi të takonte vetëm kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Ballën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për te evituar çdo debat dhe polemike me PD-në, e cila bojkotoi zgjedhjet e fundit vendore, bëra zgjedhjen që në takim për zgjedhjet e 6 marsit të thërrisja kreun e grupit parlamentar të PS-së”-tha Meta.

 

Kreu i shtetit theksoi se asnjë nga palët nuk ka pasur interes që të hynte në zgjedhje por theksoi se është interesi i qytetarëve që të zgjedhin drejtuesin për 6 bashkitë pa kryetar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Asnjë nga palët nuk ka pasur interes që të hy në zgjedhje. Është interesi i qytetarëve tashmë që të zgjedhin në këto 6 bashki dhe të kemi një kryetar i cili do vendosi vetë dhe nuk do varet nga një ministër apo kryetar partie.”-theksoi Meta.