Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë e Vlorës. Kandidatja e PS, Brunilda Mersini ka fituar me 78.44% të votave (15672 vota).

Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, Dionis Sota ka siguruar 2333 vota (11.68%), ndërsa Gjergji Nika, kandidat i pavarur ka marrë 1975 vota (9.88 %).

Në Berat, kandidati i PS, Ervin Ceca  ka fituar me 13050 vota (83.35 %), ndërsa kandidati i pavarur Pavlo Skarpa ka marrë 2607 vota (16.65 %).

Në Cërrik, fitues është shpallur kandidati i PS-së, Florenc Doka me 6201 vota (66.22 %). Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Amarildo Hoxha ka marrë 1888 voa (20.16 %), ndërsa kandidati i Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, Eligert Hima ka marrë 1275 vota (13.62 %).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Mat ka fituar kandidati i PS-së, Altin Bojni me 7425 vota (66.54 %). Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita Eduard Brahilika ka marrë 3184 vota (28.54 %), ndërsa kandidatja tjetër e pavarur, Suzana Pasha ka marrë 549 vota (4.92 %).

Në Tepelenë, ka fituar kandidati i PS-së Gramos Sako me 3261 vota (77.85 %). Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita Gabriel Guma ka marrë 928 vota (22.15 %).