Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi, tha në Quo Vadis se opozita është më e përgatitur se kurrë për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, data e të cilave u shpall këtë të hënë.
Bumçi theksoi se rrallherë më parë opozita ka qenë kaq e bashkuar duke përfshirë, Partinë e Lirisë, partitë opozitare, p[artitë jo parlamentare dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile.
Opozita e bashkuar sipas ish-deputetit ofron shpresë te qytetarët.
“Opozita është më e përgatitur se ndonjëherë tjetër. Kemi kaluar një vit të jashtëzakonshëm politik ku kishte një projekt të qartë për të ‘vrarë’ opozitën.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Dhe kjo opozitë sot, jo vetëm që mbijetoi por tregoi që është një forcë që ofron shpresë, që mbushi bulevardin në 7 korrik.
Kjo opozitë po ofron një front të gjerë, së bashku me Partinë e Lirisë, me partitë e tjera opozitare, me 19 parti jo parlamentare, që përfshinë edhe aktorë të shoqërisë civile.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Rrallherë opozita ka qenë kaq e bashkuar. Ka një frymë shumë pozitive.”– tha ish-deputeti Bumçi.