Presidenti I Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e vlerësoi pozitivisht ecurinë e procesit zgjedhor në komunat e këtij vendi.

“Sipas informacioneve të deritanishme gjithçka po zhvillohet në atmosferë kryesisht pozitive. Shpresoj që gjërat të vazhdojnë njësoj deri në mbyllje e procesit zgjedhor në orën 19:00, kur edhe do të nisë numërimi dhe publikimi i rezultateve të zgjedhjeve lokale. Çdo shtet serioz duhet të qëndrojë i mobilizuar deri në fund të procesit dhe ne presim që edhe më 31 tetor, kur mbahet raundi i dytë, ta ruajmë kredibilitetin e zgjedhjeve”, deklaroi presidenti maqedonas.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar rreth 21% e qytetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";