Përfundon procesi për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike të degës Mallakastër thirrur nga komisioni i organizimit dhe kontrollit të operacioneve elektoralë të Partisë Demokratike.

 

Me 277 vota, fitues u shpall Resmi Shanaj ndërsa Astrit Xhafaj mori 80 vota. 12 vota u shpallën të pavlefshme. Qendra e votimit, e vendosur në mjediset kinemasë së qytetit të ballshit u hap në orën 09:00 dhe u mbyll në orën 18:00.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesë e procësit të votimit, në bazë të parimit një anëtar një votë u bën 369 anëtarë, në një procës i cili zhvillohet për herë të parë në këtë menyrë që pas kuvendit të 11 dhjetorit.