Interesi i qytetarëve të Himarës për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet vendore ka ndjekur një trend në rritje.

 

Pjesëmarrja në Bashkinë Himarë është e lartë, pasi deri në orën 16:50 shifrat shënojnë 7344 votues.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse bilanci i deritanishëm vihet në raport me shifrat e zgjedhjeve të 21 Qershorit të 2015, ku totali i numrit të votuesve ishte 8661 mund të deduktohet se pjesëmarrja do tejkalohet.

 

Bashkia Himarë është kthyer në kryefjalë gjatë ditëve të fundit, pas arrestimit të kandidatit të opozitës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për shitblerje votash.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Opozita ka bërë thirrje për përgjigje masive me votë të qytetarëve, duke theksuar se arrestimi i kandidatit të tyre është orkestruar nga kryesocialisti Rama.