Dalin katër emrat e parë për kreun e bashkisë së Korçës nga ana e Partisë Demokratike. Burime të siguruara thanë se deri tani janë propozuar katër emra, dy prej të cilëve vijnë nga bota akademike e Universitetit të Korçës.

 

Bëhet fjalë për ish-deputetet Ledina Alolli dhe Eleina Qirici, figura këto të njohura jo vetëm për elektoratin blu por më shumë se kaq. Nga ana tjetër lakohen fort edhe emrat e Irvin Bode dhe mjeku Gjergji Gjata.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të njëjtat burime thanë se deri në zyrtarizimin e emrave që do ti nënshtrohen më vonë procesit të votimit priten edhe emra të tjerë. Gjë e cila pranohet zyrtarisht edhe nga dega e PD të Korçës. Që nga viti 2007, bashkia e Korçës drejtohet nga socialistët fillimisht për një mandate e gjysëm me Niko Peleshin dhe prej vitit 2013 në krye të bashkisë është Sotiraq Filo.

 

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ekonomisti Oligert Muçllari deri tani është emri i vetëm i lakuar për të qënë në garë si kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë e Pogradecit. Bashki e cila ka në krye të saj socialistin Ilir Xhakolli, emër i cili flitet se do të kërkojë mandatin e dytë si përfaqësues i Partisë Socialiste.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri tani këto janë emrat e lakuar për dy bashkitë më të mëdha të qarkut të Korçës ndërkohë që ende nuk lakohen emra të Partisë Demokratike për bashkitë Devoll, Kolonjë, Maliq dhe Pustec.