Pasi dështoi për herë të dytë mbledhja fizike e Komisionit të Reformës Zgjedhore, takmi  u zhvendos online. Të pranishëm në mbledhjen online ishin edhe demokratët Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetari i Reformës dhe deputetët Kreshinik Çollaku, Indrit Sefa, Eralda Bano dhe Seladin Jakupllari. Alibeaj i bëri thirrje Lindia Nikollës, që në cilësinë e kryetares së Kuvendit të garantojë zhvillimin e mbledhjeve fizike.

Alibeaj: Thirrja ime i adresohet zonjës Nikolla që të agrantojë zhvillimin normal të këtoj Komisioni dhe jo vetëm. Nga ana ime do të ketë gjithmonë kërkesë sistematike që të garantohet zhvillimi fizik i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e PD-së i qëndrojnë qëndrimit që mbledhjet e Komisioneve, do të duhet të zhvillohen në mënyrë fizike. Ai është parlament jo i një grupi, jo i disa deputëtëve, jo i mazhorancës, por i gjithë deputetëve që kanë të drejtë të shprehin aty vendimet e tyre. Kjo reformë duhet të gëzojë legjitimitetin publik.

Nga ana tjetër, edhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri u shpreh se duhet të zhvillohet një konsultë e gjerë me të gjitha partitë politike, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që të mos pengojnë punimet por t’i bashkohen mbledhjes edhe online

Gjiknuri: Kanë të gjithë të drejtën për të dhënë kontributin e tyre. Me rëndësi është të zhvillojmë diskutimin. I bëj thirrje të gjithë kolegëve të na mundësojnë zhvillimin e mbledhjeve fizikisht ose të na bashkohen online.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç Gjiknurit, në mbledhje morën pjesë edhe socialistët Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka, Blerina Gjylameti, Ermonela Felaj , Etilda Gjonaj./vizionplus.tv