Sot do të zhvillohet mbledhja e parë e komisionit të Reformës Zgjedhore. Në orën 11:00 Damian Gjiknuri që është bashkëkryetar i PS dhe Enkelejd Alibeaj që është bashkëkryetar i reformës nga PD do të ulen në tryezë për të diskutuar për ndryshimet në Kod.

Kryetarja në detyrë e OSBE në Tiranë, Clarisse Pastory dy ditë më parë në një intervistë të posaçme për gazetaren e Vizion Plus Enkelejda Mema deklaroi se “zgjedhorja” nuk duhet të përjashtojë asnjë faktor politik, teksa i bëri thirrje edhe Gazment Bardhit që të ulet në tryezën e diskutimeve.

Gjithëpërfshirëse, pikë së pari, do të thotë me bazë të gjerë, do të thotë që të gjithë. Të gjitha partitë politike, por jo vetëm partitë politike – të marrin pjesë, të kenë mundësinë të shprehin idetë e tyre, të bëjnë sugjerime dhe të dëgjohen. Kjo do të thotëgjithëpërfshriëse. Së dyti, po, sigurisht, nuk kam asnjë dyshim që edhe grupi i z. Bardhi duhet të përfshihet njësoj. Mendoj se ju i referoheni çështjes së kryesimit”, tha Clarisse Pastory për Vizion Plus.

Kjo mbledhje e reformës zgjedhore vjen pas dy vitesh. Përplasja mes demokratëve ka bërë që grupimi i drejtuar nga Sali Berisha të mos njohin Alibeajn si përfaqësues të tyre dhe kërkojnë që në tryezë të ulet Oerd Bylykbashi. Vota e emigrantëve është një nga çështjet që duhet të marrë zgjidhje, kjo pasi edhe afatet kohore për këtë po mbarojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ndryshimet për Reformën Zgjedhore, PD ka propozuar sistem proporcional kombëtar, lista tërësisht të hapura dhe votë elektronike të diasporës. Po ashtu PD kërkon ndryshim të sistemit në 1 zonë zgjedhore: sistem proporcional kombëtar./vizionplus.tv