Policia e Shtetit ka njoftuar mengjesin e kesaj te premteje se Alqi Bllako eshte vetedorezuar mbremjen e kaluar, duke pergenjeshtruar lajmet se ai ishte zhdukur.

Lajme te cilat ne fakt, ishin ne nje fare menyre pasoje edhe e mungeses se nje njoftimi zyrtar te policise se cfare po ndodhte me Bllakon, per te cilin kishte nje mase sigurie “arrest me burg”.

Njoftim për shtyp

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.