Zhduken dy të mitur në Elbasan. Bëhet me dije se vajza ka dalë në pushim të gjatë të shtunën dhe kamerat e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.

 

Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar pasi ditët e fundit, 13-vjeçarja po kursente dhe po mblidhte para.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër edhe djali kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të pasur para mjaftueshëm për tu larguar.

 

Ngjarja ka ndodhur para tre ditësh ku djali nxënës i shkollës “Jorgji Dilo” dhe vajza nxënëse e klasës së 7 shkolla “Qemal Haxhihasani”, kanë dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, por nuk janë paraqitur në shkollë dhe nuk janë kthyer në shtëpi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Familjarët kanë denoncuar në polici dhe nuk kanë asnjë info për vendndodhjen e të miturve.

 

Burime nga policia bëjnë me dije se dy adoleshentët janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit.Policia njofton se i ka shpallur në kërkim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";