Një e moshuar nga fshati Progër i bashkisë së Devollit rezulton e zhdukur nga orët e para të mëngjesit të kësaj të premte

Flora Hoxha me probleme të shëndetit mendor e cila jeton bashkë me bashkëshortin e saj, mësohet të ketë dalë nga banesa rreth orës 05:00 dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacion për 75 vjeçaren. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici në orën 08:30.

Dyshimet e para janë se e moshuara mund të ketë përfunduar në ujërat e kanalit në qendër të fshatit, i mbushur me ujë ashtu siç është prej dy ditësh siç është dhe vet fshati Progër

Forca të shumta të policisë të komisaritit të Devollit, forcat Shqiponja dhe datashmenti i këmbësorisë se juglindjes dhe banorë të zonës janë në kërkim të të moshuarës

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Forcat e ushtrisë pasditen e sotme kanë kontrolluar të gjithë vijën ujore të kanalit nga banesa e saj e deri tek vendi ku ujërat bashkohen me lumin Devoll, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Rreth orës 08:30, në fshatin Progër është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa shtetësja F. H., rreth 75 vjeçe, e cila  dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në terren që prej mëngjesit ndodhen shërbimet policore,   që vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 75-vjeçares e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit”, njofton policia./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";