Një vatër zjarri është përhapur sot në Malin Partizan në Berat. Vatra e zjarrit është pikasur gjatë inspektimit të zhvilluar sot përgjatë territorit rreth zonave të mbrojtura nga Drejtoria e MZSh-së Berat.
Nga ky inspektim rezultoi se persona ende të paidentfikuar kishin tentuar t’i vinin zjarrin Malit Partizan, duke ndezur një vatër zjarri.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrëfikëse bëri të mundur neutralizimin e menjëhershëm të vatrës së zjarrit, duke shmangur një situatë e cila mund të merrte përmasa të mëdha, për shkak të terrenit me pisha e shkurre.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Pas fikjes së vatrës së zjarrit, është lajmëruar edhe policia pasi dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /vizionplus.tv