Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit katin e parë të një mobilerie në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në katet e tjera të objektit apo në bizneset përreth.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
