Një zjarr ka rënë në ullishten e fshatit Levan në Njësinë Administrative Sinjë të Beratit.

Fillimisht zjarri u shfaq në sipërfaqen me shkurre e ferra përreth ullishtes por u përhap me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Pas njoftimit të marrë, drejt zonës së zjarrit janë nisur grupet e shërbimit zjarrëfikës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, situata është vënë nën kontrroll.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zjarrëfikësit konfirmojnë se nga zjarri i rënë në fshatin Levan në Njësinë Administrative Sinjë u përshkrua nga zjarri një sipërfaqe rreth 0.7ha me ullishte dhe qershi, ku u dogjën 40 rrenjë ullinj,15 rrenjë qershi si dhe rrethe 0.3ha pyll dhe shkurre.

Zjarri u fik plotësisht dhe nga ana e zjarrëfikësve po mbahen në mbikqyrje vatra e zjarrit. Në operacionin për fikjen e zjarrit morën pjesë 14 forca zjarrëfikëse./vizionplus.tv