Tregu i fruta-perimeve në Gjirokastër është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte.

Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë.

Bëhet me dije se menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete të forcave zjarrfikëse dhe një autobot, pasi zjarri mori përmasa të mëdha.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse flakët u vendosën nën kontroll duke mos lejuar shkaktimin e dëmeve në ambientet e tregut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";