Një vatër zjarr është përhapur pasditen e sotme në ish Uzinën e Baterive në Berat.

Flakët ishin shumë pranë depozitave të gazit dhe banesave të lagjes “Donika Kastrioti. Në zonë janë nisur grupet e shërbimit me 4 mjete zjarrëfikëse.

Edhe pse era dhe temperaturat e larta po e devijonin zjarrin drejt banesave të lagjes dhe depozitave të gazit, zjarrëfikësit bën të mundur lokalizimin e flakëve në një kohë të shkurtër dhe fikjen e tyre duke shmangur rrezikun.

Dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre e bimësi./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";