Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Maqedoninë e Veriut . Mediat bëjnë me dije se pas shumë kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i 59 vjeçares në Staro Nagoriçane.
Ndërkohë në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë vendin për 30 ditë, për shkak të gjendjes alarmante të shkaktuar nga zjarret që kanë kapluar vendin gjatë ditëve të fundit, një pjesë e të cilave ende janë aktive.
Në bazë të të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza në Maqedoninë e Veriut, mbi dhjetë zjarre janë aktive, ndërkohë që situatë mbetet serioze në Komunën e Makedonski Brodit, si dhe në rajonin e Pehçevës dhe Dellçevës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";