Ministri i Brendshëm Taulant Balla është nisur drejt Lushnjës, për të monitoruar nga afër situatën e zjarrit në Zhamë, ku aktualisht ndodhet dhe deputeti Saimir Korreshi.

 

Flakët e zjarrit në Zhamë të Lushnjës, po përhapen me shpejtësi duke djegur ullishte e shkurre. Burimet bëjnë me dije se zjarri ka ardhur nga kodrat e Peqinit dhe era e fortë i ka shtyre drejt Zhamës. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrëfikëse të ndihmuara dhe nga banorë të zonës ndërkohë që janë kërkuar përforcime nga Fieri, Divjaka dhe Berati. Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive në pikën më të lartë të kodrave të Dushkut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";