Zbardhen detaje nga zjarri në sanatoriumin e Korçës, ku mbeti i lënduar një pacient.

Mësohet se 62-vjeçari ka qenë duke u trajtuar me oksigjen dhe për një moment ka hequr maskën e oksigjenit, më pas ka ndezur një cigare, duke shkelur çdo rregull mjekesor.

Kjo ka shkaktuar flakë të menjëhershme, të cilat i kanë dëmtuar fytyrën, ndërsa janë djegur edhe pajisjet e oksigjenit.

62-vjeçari është shtruar në pavijonin e djegieve duke u trajtuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është hera e dytë që në sanatoriumin e Korçës bie zjarr në dhomat e pacientëve. Hera e parë ishte një vit më parë, ku në një nga dhomat ra zjarr, pasi pacientët përdornin pajisje elektroshtëpiake.