Në pritje të vendimit të Greqisë për lejimin e shtetasve shqiptarë në territorin vendas, një tjetër thirrje vjen nga nënprefekti i Thesprotisë, Thomas Pitulis, për hapjen e pikave kufitare të Qafë-Botës dhe Merxhanit.

Duke marrë shkas dhe nga hapja e Kapshticës për punëtorët sezonalë, Pitulis i është drejtuar me letër të hapur ministrit të Çështjeve Sociale dhe Trajtimit të Krizave, Nikos Chardalias, duke i kërkuar të hapen kufijtë, ndërsa vë theksin te dëmi i madh ekonomik i zonës nga mbyllja mbi një vit dhe ndalimi i punëtorëve sezonalë.

Gjithashtu, ai ka theksuar se minoritarët apo emigrantët shqiptarë, që duan të arrijnë në Greqi, përdorin monopatet e gatshme të viteve 90′, që do të thotë se vendimi është i kotë në realitet.

Si dhe është referuar në padrejtësinë që u bëhet, sidomos minoritarëve, por edhe punëtorëve sezonalë, që ndihmojnë ekonominë e vendit, nga momenti që të dhënat epidemiologjike janë më se të lejueshme, sipas shifrave tepër të ulëta në Shqipëri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";