Një studim i ri i botuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) zbuloi se afërsisht një në tre persona që kishin COVID-19 raportuan se kishin simptoma dy muaj më vonë.

Një studim i kryer në Long Beach, California, tregoi se një e treta e atyre që ishin pozitivë për virusin korona raportuan të paktën një simptomë të sëmundjes katër ose më shumë javë pas testit pozitiv.

Sipas CDC, simptomat e sëmundjes ishin më të këqija te gratë, afrikano-amerikanët, mbi moshën 40-vjeç dhe ato me probleme ose gjendje shëndetësore ekzistuese.

CDC përshkruan COVID-in afatgjatë si simptoma që ndodhin katër ose më shumë javë pas një testi pozitiv të sëmundjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në studim, Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Sociale në Long Beach intervistoi 366 njerëz të moshës mbi 18-vjeç, të zgjedhur rastësisht nga dy grupet e testimit pasi morën një test pozitiv midis 1 prillit dhe 10 dhjetorit 2020. /Lajmi.net/