Pasi pastrimi i zorrës së trashë është një mënyrë e shkëlqyer për të humbur peshë, por edhe për të përmirësuar florën bakteriale të zorrëve.

Lëndët toksike që gjenden në të pengojnë zorrën e trashë të kryej funksionin e saj kryesor, të thithë pjesët ushqyese dhe të hedhë mbeturinat (pjesët e ushqimeve të dëmshme).

Ato gjithashtu ndikojnë negativisht në bakteret e zorrëve, duke e bërë të vështirë humbjen e peshës. Pra, cila është zgjidhja për këtë probleme të zorrës së trashë? Ka disa, dhe janë të listuara më poshtë:

-Pini shumë ujë: Kjo pjesë e organizmit tuaj do ujë, shumë më shumë së sa mund të keni menduar. Pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë nga dehidratimi, prandaj duhet të pini jo më pak se dy litra ujë në ditë. Në këtë mënyrë toksinat që ndodhen në zorrën e trashë do ta kenë më të lëhtë të largohen nga trupi juaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

-Hani shumë ushqime që përmbajnë fibra: Përveç kumbullave ushqime të tjera që përmbajnë fibra janë: avokado, boronicat,fiku,kokosi etj, transmeton living.al. Gratë nga mosha 19 deri në 50 vjeç duhet të marrin 25gr fibra çdo ditë .

-Përdorni farat e lirit: Farat e lirit shkojnë pothuajse me çdo gjë në ushqime, drithëra dhe madje edhe kos. Acidet yndyrore Omega-3 në këto fara bëjnë një punë të madhe për të çliruar zorrën e trashë. Ato gjithashtu përmbajnë fibra më shumë se çdo farë tjetër.