Vetitë medicinale të vajit të kastorit mendohet se janë shfrytëzuar që nga kohërat e lashta egjiptiane, kur vaji u konsiderua nga shumë njerëz si një eliksir që nxit imunitetin, shkruan revista “Science”.

Këto janë 4 arsyet e forta se pse duhet medoemos t’a bëni pjesë të jetës suaj këtë lloj vaji, pikërisht për përfitimet e shkëlqyera për trupin, lëkurën e flokët, transmeotn lajmi.net.

Lufton rrudhat: Vaji i kastorit mund të jetë përgjigja për të luftuar shenjat e plakjes pa serume ose injeksione. Ai depërton në lëkurë dhe ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe elastinës, rezervat e të cilëve pakësohen me kalimin e viteve sidomos në zona delikate të tilla si rreth syve, gojës dhe ballit, ku linjat e rrudhave priren të shfaqen së pari.

Përshpejton rritjen e flokëve: Acidi ricinoleik, një nga përbërësit kryesorë të vajit të kastorit, stimulon qarkullimin e gjakut në skalp dhe hidraton folikulat e flokut, kësisoj ndihmon në mbajtjen e flokëve të fortë dhe të shëndetshëm

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shëron ekzemat: Sikur rritja e kolagjenit dhe përshpejtimi i rritjes së flokëve të mos ishin të mjaftueshme, vaji i kastorit është gjithashtu i njohur për vetitë e tij shëruese ndaj ekzemës, dermatit, rosaceas, psoriasis dhe keratosis pilaris. Duke qenë veçanërisht i pasur me acid ricinoleik natyral antibakterial dhe anti-inflamator, vaji i kastorit ka përparësinë e një qasjeje të dyfishtë. Vaji hidraton lëkurën dhe lufton bakteret në të njëjtën kohë, duke ndihmuar për t’i dhënë fund natyrës ciklike të kruarjes dhe acarimit.

Stimulon tretjen: Falë përqendrimit të lartë të acidit ricinoleik, ky vaj është përdorur prej kohësh si një laksativ natyral. “Kur dikush gëlltit vajin e ricinit, acidi ricinoleik mbyllet në molekulat EP3 në qelizat e muskujve të butë në muret e zorrëve të vogla dhe shkakton kontraktime”. /Lajmi.net/