Plakja e trurit është kthyer në kryefjalën e shqetësimeve mbarë botërore prej disa vitesh tashmë, transmeton lajmi.net.

Sipas të dhënave nga Instituti Internacional i Alzhaimer-it të cilit i referohet AgroWeb.org, çdo 3 sekonda në botë dikush preket nga dementia apo Alzhaimer.

Përhapja me shpejtësi e kësaj sëmundje pritet të rritet përsëri përgjatë 20 viteve të ardhshme.

Sot në botë ka rreth 50 milion persona që vuajnë nga plakja e trurit dhe harresa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pritet që kjo shifër të arrijë në 75 milion në vitin 2030 dhe 131.5 milion në vitin 2050.

Shqetësimi i mjekëve është konkret në lidhje me masat që duhet ndërmarrë për ta parandaluar.

Gjithashtu edhe për gjetjen e shkaqeve të zhvillimit të saj.

Mundësitë variojnë që nga stili i keq i jetesës, mediakamentet apo gjenet, gjithsesi shumë nga shkaqet janë ende të pazbuluara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë studime flasin për këtë çështje dhe një ndër to e gjeni më poshtë të shpjeguar nga AgroWeb.org.

A Ndikon Dhimbja e Kokës Tek Plakja e Trurit

Duke qenë një sëmundje që prek trurin, plakja e tij sipas mjekëve mund të vijë pikërisht nga sforcime të kësaj pjese të trupit.

Sëmundjet që shkaktojnë plakje dhe harresë të trurit, thuhet se janë me të shpeshta tek personat e moshuar.

Gjithsesi ky pohim prej disa vitesh nuk është krejtësisht i vërtetë, pasi sëmundja po përhapet edhe në mosha më të reja duke filluar që në të 30 apo 40-at.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për këtë arsye ekspertët nga Universiteti Uaterfalo në Ontario të Kanadasë, e zgjeruan studimin e tyre tek një problem që i prek të gjithë, dhimbja e kokës.

Konkretisht tek personat që vuajnë nga krizat të sëmundjes së migrenës prej vitesh.

Të dhënat që ata mblodhën treguan se ka një lidhje mes dhimbjeve të forta e të vazhdueshme të kokës dhe plakjes së trurit.

Në këtë studim u morën parasysh edhe gjendje të tjera të organizmit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç është presioni i lartë i gjakut, diabeti, ishemia apo problemet kardiovaskulare.

Të gjithë këta faktorë krahas sëmundjes së migrenës mund të ishin shkaqet konkrete të shfaqjes së dementias.

Rreziku i prekjes 3-4 herë më i lartë

Për personat që vuajnë nga sëmundja e migrenës, rreziku i përshpejtimit të plakjes së trurit rreziku është 3-4 herë më i lartë.

Sipas studimit çdo person që vuante nga migrena në një periudhë të jetës zhvillonte në një fazë më të vonë edhe sëmundje të harresës siç është Alzhaimeri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndaj kujdesi ndër këta persona duhet të jetë edhe më i lartë për ta parandaluar zhvillimin sëmundjes.

Sipas mjekëve duke qenë se nuk ka ende një kurë përfundimtare për këto sëmundje, parandalimi i tyre është thelbësor.

Si fillim kuptoni shkakun e dhimbjeve të vazhdueshme të kokës dhe mundohuni ta parandaloni atë.

Gjithashtu kujdesuni të keni një stil jetese të shëndetshëm dhe shumë aktiv. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";