Temperatura dhe kolla janë shenja karakteristike të koronavirusit Covid-19. Po edhe humbja e shqisave, siç janë shija dhe nuhatja karakterizojnë këtë sëmundje.

Pas infektimit me Covid, këto shqisa rikthehen me kalimin e kohës. Megjithatë, sipas studimeve paraprake, një pjesë e madhe e njerëzve pësojnë ndryshime afatgjata në shqisat e tyre.

Instituti Karolinska në Stokholm ka përfshirë në studim 100 persona të cilët kishin humbur shqisën e nuhatjes pas Covid në periudhën Mars 2020. Zbuluan se 18 muaj më vonë, 1 në 20 persona nuk i ishte rikthyer nuhatja.

Studime të mëparshme kanë treguar gjithashtu të njëjtën problematikë, se shumë pacientë nuk kanë pasur nuhatje 6 muaj pas sëmundjes. Shumë të tjerë thonë se shqisa e nuhatjes dhe shijes, edhe pse iu është rikthyer, nuk është më e njëjtë si më parë. Ata druhen se ndoshta nuk do të rikthehen kurrë në normalitet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Specialistë të fushës nuk kanë dhënë përgjigje përfundimtare për këtë problem, por shumë pacientë janë përpjekur të gjejnë vetë zgjidhjen duke përdorur sprej për hundët.