Shpërndarja e virusit përmes spërkalave mund të parandalohet me përdorimin e shpërlarësit të gojës, shkruan “TheSun”.

Sipas disa testimeve, antiseptikët që përmban shpërlarësi i gojës vrasin jo vetëm bakteriet por kanë efekt edhe në viruse, transmeton lajmi.net.

Shpërlarësit që përmbajnë klorur cetilpiridiniumi mund të ndalojnë shpejtësinë e infeksionit sepse ky kimikat ka një efekt virusidal, që do të thotë se vret rreth 99,9% të patogjenëve në gojë.

Profesoresha Valerie O’Donnell, bashkëdrejtuese e Institutit të Kërkimeve të Sistemit Imunitarë të Universitetit të Cardiff, thotë se ky zbulim duket premtues, por duhen kërkime të mëtutjeshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studiuesit po bëjnë përpjekje për të ardhur në një përgjigje përfundimtare sa më shpejtë.

Mirëpo për tani, ata sugjerojnë të fillojmë të përdorim shpërlarës goje vazhdimisht. /Lajmi.net/